Lajmet e fundit
Një ekip nga Korea e Jugut ka fituar konkursin "Darpa Robotics Challenge". Në këtë aktvitet, robotët garojnë me kohën, se sa shpejt mund të kryejnë detyrat e tyre në raste fatkeqësish.

Skuadra "Kaist" ka fituar përballë 22 konkurrentëve tjerë, duke fituar dy milionë dollarë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Robotët kishin një orë kohë për të përmbushur të gjitha detyrat.
Disa prej obligimeve që duhej të përmbushnin robotët ishte drejtimi i automjetit, vrapimi, hapja e dyerve ose hapja e vrimave në mure, kalimi i disa pengesave etj.
Skuadra "Kaist" ishte më e shpejta, duke kryer gjitha detyrat për 44 minuta e 28 sekonda. Skuadra "IHMC Robotics" ishte e dyta, duke fituar 1 milionë dollarë, ndërsa "Tartan Rescure Chimp" të tretët, duke fituar 500 mijë dollarë.
Në këtë aktvitet ishte planifikuar që të merrte pjesë edhe një skuadër kineze, por problemet me vizat kanë bërë që të mos udhëtonin në kohë për "Darpa Robotics Challenge".