Lajmet e fundit

Mesfushori i Atalantës ka refuzuar që të flasë për të ardhmen e afërt pasi fitoi Ligën e Evropës me këtë klub mbrëmë.
I shumëkërkuari nga top klubet, pas finales tha se dëshiron njëherë që të festojë me fansat e klubit italian.
“Jam vetëm i lumtur që ta shijoj këtë titull me fansat, jam i përqendruar te festa”, ka thënë Koopmeinersi.
“Sezonin e ardhshëm? Nuk e di! Ta shohim...” ka thënë holandezi për Sky Sports.