Në teatrin e qytetit të Ferizajit “Adriana” mbrëmë është dhënë shfaqja 'Kontrolli dhe Makina e Dashurisë' me regji dhe skenar të Besim Ugzmajlit.
Pjesë e publikut ishin edhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe dy këshilltarët e tij, Liburn Jupolli dhe Dorotea Deshishku.
Në shfaqje tregohet rrëfimi i një çifti përmes një drame që vë në dyshim moralin dhe vlerat njerëzore me të cilat shoqëria e sotme funksionon. Përmes një interpretimi të veçantë nga aktorët, prezantohet shoqëria e së ardhmes, që funksionon mbi një moral të ri që e ka imponuar zhvillimi teknologjik, transmeton Klankosova.tv.
“Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” është fituese e çmimit ‘Pruerje e re për Kompozim Regjisorial’ në Festivalin ‘Talia e Flakës 2020’ ndërsa është prodhim i Teatrit ‘Adriana’ të qytetit të Ferizajit.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.