Ka lajme të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Vinicius Jr. në Real Madrid.
Sipas SPORT, pas ndarjes së tij nga Xabi Alonso, marrëdhëniet midis klubit dhe lojtarit janë përmirësuar ndjeshëm dhe negociatat për rinovimin e tij po përparojnë me shpejtësi. Braziliani ka një kontratë deri në qershor 2027 dhe Real Madridi thuhet se është gati t'i ofrojë atij një zgjatje tre-vjeçare.
Paga e tij pritet të mbetet e pandryshuar, ndërsa bonuset lehtësisht të arritshme në lidhje me performancën do të rriten. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.