Një kontraktor që punonte në një punë rimodelimi në Uashington të ShBA-së po hiqte një vaskë nga shtëpia kur bëri një zbulim befasues brenda murit: granatë.
Vadim Kharkhavyy, pronar i Polar Bear Construction, tha se ai grisi vaskën në banjën e katit të tretë të shtëpisë, duke zbuluar një ndarje të fshehur në mur dhe një objekt që dukej të ishte si granatë.
"Mendimi im i parë ishte të largohesha nga aty", tha Kharkavyy për KIRO-TV, transmeton Klan Kosova.
Ai u kthye në banjë dhe regjistroi me video granatën, të cilën e postoi në llogarinë e kompanisë së tij në TikTok.
"Unë dola me nxitim nga atje, mora frymë dhe në fakt u ktheva dhe regjistrova situatën", tha ai. "E afrova pamjen me telefon dhe hodha një vështrim më të afërt, më duket se është një granatë e vërtetë e frikshme".
Skuadra e bombave të Departamentit të Policisë së Seattle-it iu përgjigj shtëpisë dhe konfirmoi se objekti ishte granatë, por ishte inerte.
"Ata përmendën diçka rreth Luftës së Dytë Botërore dhe se si veteranët erdhën në shtëpi dhe sollën armë dhe gjëra me vete dhe dikush i ruajti atje dhe ndoshta e harroi", tha Kharkavyy.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.