Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike të Kosovës do të hapet të hënën, më 9 korrik.
Kështu u vendos në Konferencën e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, nikoqir i kësaj mbledhje ishte Ramë Vataj, rektor i UPZ-së, njëherësh edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik. Po ashtu është diskutuar për situatën buxhetore të universiteteve dhe nevojën për rritjen e buxhetit për përmirësimin e kushteve në të gjitha aspektet në universitetet publike.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.