Lajmet e fundit

Kongresi i 74-të i FIFA -s zhvilloi ditën e sotme punimet në Bangkok, Tajlandë dhe në të morën pjesë drejtuesit e federatave nga e gjithë bota.
Në këtë kongres të FIFA-s u vendos që Brazili do të jetë vendi pritës i finaleve të Kampionatit Botëror për femra në vitin 2027, teksa vitin e ardhshëm do të organizohet për herë të parë në Filipine Kupa e Botës për Futsal për vajza.
Në këtë kongres mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kongresi u drejtua nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili mbajti edhe një fjalë hapëse e më pas u kalua në rendin e ditës së mbledhjes.
Presidenti Infantino theksoi në fjalën e tij se misioni i FIFA-s është që të rrisë futbollin globalisht ndërsa propozoi edhe organizimin e një festivali futbolli për moshat nën 15 vjeç nga të gjitha federatat anëtare.