Trepça ia doli që të triumfojë ndaj Vëllaznimit me rezultat 63:59 në kuadër të javës së 24-të të Superligës.
Sidoqoftë, përtej rezultatit dhe luftës mes dy ekipeve në parket, ishte krejt diçka tjetër që mori vëmendjen.
Trajneri i skuadrës mitrovicase, Adis Beçiragiq, iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situata.
Por, duket se tani kjo mosmarrëveshje ka marrë fund, pasi Tmusic, i ka kushtuar një postim të veçantë trajnerit të tij.
“E di që dukej keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampionë gjatë gjithë këtyre viteve, sepse e duam lojën si askush tjetër me të njëjtin pasion”.
“Në fund të ditës, jemi vetëm njerëz, vetëm dashuri dhe respekt për BABA Adisin”, ka shkruar ai.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.