Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit të njohur Money Heist, ose siç njihet në gjuhën spanjolle: La Casa de Papel.
Sezoni pesë do të ketë dy vëllime të ndara. Vëllimi i parë do të transmetohet më tre shtator, ndërsa i dyti më tre dhjetor, përcjell klankosova.tv.
Sezoni katër shkaktoi polemika dhe la në pikëpyetje shikuesit nëse ky ishte fundi, por krijuesit vendosën të mbajnë publikun ‘nën ankth’ deri në konfirmimin e lajmit se ‘’Po, do të ketë një sezon të pestë’’.
https://twitter.com/netflix/status/1396828930640728067?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396828930640728067%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kultplus.com%2Ffilmi%2Fnetflix-konfirmon-daten-kur-nis-sezoni-5-te-i-la-casa-de-papel%2F
Money Heist ose Casa de Papel ka pasur një popullaritet të jashtëzakonshëm në Netflix dhe u rendit si seriali i dytë më i popullarizuar në prill të vitit të kaluar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.