Përgatituni, pasi një film i ri i “Home Alone” vjen në Disney Plus në kohën e Krishtlindjeve.
Ata kanë njoftuar zyrtarisht se “Home Sweet Home Alone”, është film i mbushur me yje i përbërë nga Archie Yares, Ellie Kemper, Rob Delaney, Aisling Bea, Kenan Thompson, Tim Simpson dhe shumë të tjerë.
Disney Plus ka ndarë gjithashtu imazhe të kastit që mbajnë titullin e filmit në rrjetet sociale, dhe konfirmoi se do të jetë në dispozicion për tu transmetuar nga 12 nëntori.

“Home Sweet Home Alone” fokusohet në djalin e ri Max Mercer (Archie Yates) i cili, siç mund ta merrni me mend, është lënë në shtëpi gabimisht, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij shkon në Japoni për pushimet e Krishtlindjeve.
Shkrimtari i Saturday Night Live, Streeter Seidell dhe Mikey Day kanë qenë përgjegjës për historinë dhe skenarin e filmit, i cili bazohet në skenarin origjinal të John Hughes të filmit të parë të “Home Alone”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.