Agjenti i sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllanit, e ka konfirmuar se ka kontakte me Barcelonën lidhur me një transferim të mundshëm të tij në Camp Nou, përcjell Klankosova.tv.
Ayman Dahmani e ka konfirmuar, sipas artikullit të gazetës gjermane Bild, se palët kanë nisur bisedimet fillestare.
“Barcelona për momentin ka interesim serioz. Tashmë ka pasur kontakt me klubin katalunas”, është shprehur Dahmani për Erem News.
Ndërkaq, mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se kampioni spanjoll mund ta blejë sulmuesin e Hoffenheimit për një shumë midis 25 e 30 milionë eurosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.