Në Amfiteatrin e Institutit të Historisë në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00, sot nisin punimet e Konferencës Shkencore me temë: “Kriza Lindore 1875–1878 dhe Shqiptarët”.
Kjo ngjarje organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë – Institutin e Historisë, Tiranë
Në këtë konferencë shkencore studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë mblidhen për të paraqitur, diskutuar dhe shkëmbyer ide rreth studimeve historike shqiptare, që synim kanë analizimin e zhvillimeve politike, ushtarake dhe diplomatike të asaj kohe, si dhe rolin që luajtën shqiptarët në mbrojtjen e territoreve të tyre dhe në formimin e vetëdijes kombëtare./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.