Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance, ka arritur në Mynih për Konferencën e Sigurisë që mbahet nesër.
Pos tij, sot pritet të mbërrijnë edhe figura të tjera ndërkombëtare, në mesin e tyre është e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila veç gjendet në Gjermani.
Gjithashtu, gjatë kësaj pasdite pritet të mbërrijë edhe presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky.
Kujtojmë se pak orë më parë në Mynih ka ndodhur një sulm. Një person ka goditur me veturë turmën e njerëzve në protestën atje, duke iu shkaktuar lëndime trupore të paktën 26 personave.
I dyshuari është afgan dhe është arrestuar nga autoritetet gjermane, transmeton Klankosova.tv.