Koncerti i Global Citizen, për mbledhjen e fondeve, që mbron rëndësinë e barazisë së vaksinave ka arritur 302 milionë dollarë, duke tejkaluar edhe shifrën e pritur nga fushata e organizatës.
Sipas Global Citizen fondet e mbledhura ndihmuan në blerjen e më shumë se 26 milionë dozave në Vax Liv'. Organizata tha se paratë u grumbulluan përmes disa angazhimeve filantropike dhe të korporatave tw shumta.
Presidenti Joe Biden, Princi Harry dhe Jennifer Lopez ishin ndër emrat e mëdhenj që morën pjesë në këtë ngjarje, e cila u regjistrua më 2 maj dhe u transmetua të shtunën.
Selena Gomez drejtoi shfaqjen, e cila u ndoq nga disa mijëra persona plotësisht të vaksinuar të cilët brohorisnin edhe për shfaqjet e Eddie Vedder, Foo Fighters, J Balvin, H.E.R. dhe Lopez, e cila performoi një duet me nënën e saj.
Vax Live ishte një nga mbledhjet më të mëdha të koncerteve në Kaliforninë Jugore që kur pandemia e koronavirusit tronditi botën më shumë se një vit më parë.
Gjithashtu edhe media dhe stafi i producimit duhej të posedonin një test negativ COVID-19 përpara se të hynin në stadium.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.