Mbrëmë në kryeqytet u mbajt koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.
Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, vlerëson se artistët e mrekullueshëm të Kosovës do të kenë ku të shfaqin talentin e tyre dhe të përmbushin ciklin kulturor të institucioneve të vendit, njofton Klankosova.tv.
Lahaj mes tjerash thotë se mbrëmë u bë realitet një ëndërr e tij e kamotshme
“Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme, edhe pse formale, formimi i institucionit të Operës së Kosovës! Ndonëse gjysmake në strukturë e infrastrukturë, përsëri, rendësi ka që, më në fund po mendohet seriozisht që ky sektor është i një rëndësie të veçantë, sepse, artistet tanë të mrekullueshëm duhet të kenë hapësirën e tyre për të shfaqur talentin, të cilit ia kanë kushtuar jetën".
"Por, edhe për përmbushjen e domosdoshme të ciklit kulturor të institucioneve të shtetit të Kosovës. Nisma të tilla janë për tu vlerësuar, andaj, urime të gjithë atyre që kontribuuan në këtë projekt. Festivali RLIOF do të jetë në përkrahje të këtij institucioni të rëndësishëm për edukimin e gjeneratave të reja dhe të mbarë shoqërisë sonë. Shëndet e shumë suksese!", ka shkruar Lahaj në Facebook.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.