Në Teatrin e Gjilanit, nesër nga ora 18:00, Kori i Grave “Muza” do të prezantohet me koncertin artistik “Divat e Muzikës Shqipe”, kushtuar grave të guximshme që me talentin dhe shpirtin e tyre të lirë kanë sfiduar rregullat e patriarkatit.
Ky koncert iu dedikohet grave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturë, duke u bërë zë i grave përmes muzikës – këngës.
Kori në përbërje nga 35 gra, përmes 10 këngëve të Divave, sjellin një koncert me një atmosferë të rikthimit në kohë, ku secili do të shijojë magjinë e kohës së kaluar përmes Artit – Muzikës. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.