Sot në studion e Orës 7 në Klan Kosova u diskutua rreth ndëshkimit fizik të fëmijës nga ana e prindërve.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha se kot mund të vijë ndonjë ligj kur problemi qëndron te mentaliteti.
“Në kontekstin tonë, fëmija shihet si pronë, domethanë, mu më ka ra rasti edhe shumë herë nëpër Prishtinë ose diku tjetër nëpër parqe, kur kam pa prindër që ia mëshon naj shuplakë ose i bërtasin shumë fëmijës...nëse ti tenton me i folë, ose me reagu, kundërreagimi është i tmerrshëm. ‘Kush je ti me u përzi për fëmijën e huj’”?
Ndërkaq, psikologia Marsela Lekli rëndësinë e vë te edukimi i brezave që po vijnë.
“Ne pikë së pari duhet të edukojmë brezat pasardhës që të mos nxitin dhunë, mos të edukojnë me dhunë, apo dhe forma të tjera të dhunës dhe ndëshkimit”, tha Lekli.
Në anën tjetër, gazetarja Mirjeta Morina tha se i gjithë problemi qëndron te moskomunikimi.
“Nuk jemi të përsosur, të gjithë mund të bëjmë gabime por shumë është e rëndësishme që fëmijëve t’ua ofrojmë një ambient të sigurt, ku ata ndihen të sigurt, të vlerësuar, të dëgjuar, edhe për të komunikuar gjëra që mund të kenë bërë gabime jashtë por që të mos vijë te dhuna që po e shohim çdo ditë. Moskomunikimi besoj që i sjell të gjitha këto”, tha Morina.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.