Gratë që kanë pasur komplikime të caktuara të shtatzënisë kanë shanse dukshëm më të larta për një sulm në tru sesa gratë me shtatzëni të pakomplikuara, tregon një studim i ri, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.
Për më tepër, këto sulme mund të ndodhin në një moshë relativisht të hershme, sipas hetuesve në Institutin e Zemrës Smidt në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.
Gjithashtu, krahasuar me gratë me një shtatzëni të vetme të pakomplikuar, gratë që përjetuan komplikime në dy ose më shumë shtatzëni kishin dy herë më shumë rrezik për sulm para moshës 45 vjeç, vunë në dukje autorët e studimit.
Në dritën e këtyre gjetjeve, gratë dhe mjekët e tyre duhet të flasin për një histori të komplikimeve të shtatzënisë duke përfshirë presionin e lartë të gjakut gestacional, preeklampsinë ose lindjen e parakohshme, thanë studiuesit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.