Trajneri Driton Kuka, ka njoftuar se edhe zyrtarisht është kompletuar ekipi i xhudos që do ta përfaqësojë Kosovën, në Lojërat Olimpike "Paris 2024".
Kuka tha se tani skuadrën e pret "punë dhe përkushtim i madh".
Ai theksoi se caku është medalja olimpike.
"Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhes", tha Kuka.
Kosova në Lojërat Olimpike, do të përfaqësohet nga pesë xhudistë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.