Bayern Munich i dha fund një 'mallkimi' të gjatë në Bernabeu, pasi i mposhti madrilienët në fushën e tyre në Ligën e Kampionëve.
Skuadra bavareze e drejtuar nga Vincent Kompany u rikthye me një fitore të vlefshme dhe të rrallë 2-1 ndaj ekipit vendas Real Madrid në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje në Santiago Bernabeu, raporton KlanKosova.tv.
Bayern Munich i dha fund fatit të keq në Santiago Bernabeu, duke regjistruar fitoren e tyre të parë në këtë stadium që nga 1 maji 2001 - 25 vjet më parë - kur ata fituan 1-0.
Ndeshja vendimtare e kthimit do të luhet në Allianz Arena javën e ardhshme./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.