Juventusi ka udhëtuar në Spanjë për të luajtur ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions kundër Villarealit.
Në aeroplanin që ka dërguar klubin italian në Spanjë ka qenë edhe Michele Negroni, parodisti i ngjarjeve në Serie A, që është shumë i njohur në Itali me emisionin "Gli autogol".
Negroni në mesin e lojtarëve tjerë të Juventusit, ka vendosur të bëjë foto me yllin kosovar, Edon Zhegrova.
26 vjeçari nga Prishtina në fundjavë luajti 26 minuta në barazimin 1-1 kundër Atalantës duke bërë paraqitje shumë të mirë.

●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.