Ed dhe Fran Garguila, janë një çift i krijuar në parajsë.
Ata janë gjyshër dhe janë të martuar për 52 vjet, dhe gjatë dy dekadave të fundit ata kanë veshur veshje të ngjashme për çdo ditë, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.
“Kjo praktikë e jona kishte filluar në një garë vallëzimi ku çiftet duhet të ishin të veshur në mënyrë të kombinuar me njëri tjetrin”, ka thënë Ed për revistën amerikane People. “Më pas kjo punë na u shndërrua në zakon”.
“Kombinimi na shkon perfekt dhe nëse s’do të kombinoheshim me veshje, s’do të ishim rehat asnjëri”, ka thënë Fran, gruaja e çiftit.
Nipërit e tyre kanë vendosur që t’jua dokumentojnë këtë shprehi të pazakontë gjyshërve të tyre, duke publikuar fotografi nga përditshmëria në rrjetet sociale.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.