Kombëtarja U18 e Kosovës ka humbur në lojën e saj ndaj Turqisë në Kampionatin Mesdhetar.
Në njoftimin e lëshuar nga Kombëtarja U18 thuhet se kjo ishte ndeshja e tretë që u zhvilluar të martën.
"Fitore me rezultat 25:12 shënoi Kombëtarja U18 e Turqisë. Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë. Shfaqi pak më shumë në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:5, por pa rrezikuar fitoren e nikoqirëve".
"Të hënën, Kombëtarja jonë shënoi fitore të madhe ndaj Malit të Zi e më pas edhe ndaj Irakut. Të mërkurën Kombëtaren tonë e presin ndeshje tjera të vështira. Fillimisht përballet me Rumaninë e më pas me Kroacinë", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.