Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në Kosovë.
Nën përcjelljen e policisë autobusët dhe mjetet e transportit janë drejtuar për në kryeqytet.
Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka sjellë pamje nga arritja e ekipit turk.
Nesër me fillim nga ora 20:45, në "Fadil Vokrri" Kosova do ta zhvillojë finalen e madhe të playoff-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.
"Dardanët" janë veç një hap larg shkruarjes së historisë.
Në rast të fitores së kombëtarës, do të bëhej realitet ëndrra jetësore për të marrë pjesë për herën e parë në garën kryesore të futbollit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.