Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për “Euro2022”
Dardanet në takimin e dytë mposhten Luksemburgun me rezultat 33 me 27.
Ekipi i Kosovës, gjatë gjithë ndeshjes ishte në avantazh dhe fitorja nuk iu rrezikua asnjëherë.
Golashënuesja me e mirë ishte Pashkë Marku me 10 gola , kurse nga 8 i shtuan Albina Rugova dhe Suzana Ujkiq.
Të shtunën Kosova, do ta zhvilloj ndeshjen e fundit të kësaj fazë, ndaj Portugalise që po ashtu ka dy fitore në këtë grup. Vetëm ekipi që zë vendin e parë do të vazhdoj tutje në fazën tjetër kualifikuese.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.