Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur në Parma të Italisë, aty ku do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë.
Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova për në Parma i janë bashkuar edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani, transmeton Klan Kosova.
“Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim. Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje presidentit Agim Ademi dhe ekspeditës së Kombëtares, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë”, shkruan në njoftim Federata e Futbollit e Kosovës.
“Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative. Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.