Gjatë ditës së mërkure është hedhur shorti për Kampionatin Europian për shtete të vogla në konkurrencën e femrave në basketboll.
Kosova A (femrat) për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Vashat nga Kosova do të jenë në Grupin B së bashku me Qipron, Gjibraltarin dhe Luksemburgun, derisa detajet e ndeshjeve do të publikohen në ditët e ardhshme
Në short nga Kosova pjesëmarrës ishte Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.
Kampionati në fjalë ku do të debutojë kombëtarja e femrave në basketboll do të mbahet në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.