Juventus ka rikthyer në fokus emrin e Randal Kolo Muani, duke e konsideruar si përforcim prioritar për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez është në pronësi të Paris Saint-Germain, ndërsa këtë edicion po luan në formë huazimi te Tottenham Hotspur.
Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” është gati të nisë bisedimet me PSG-në për të arritur një marrëveshje.
Kolo Muani mbetet një nga objektivat kryesore të bardhezinjve për të forcuar repartin ofensiv, teksa drejtuesit në Torino po punojnë për të siguruar një sulmues cilësor për projektin e ri.
●●●
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.