Këtë të mërkurë është ndarë nga jeta regjisorja e njohur dhe ligjeruesja, Burbuqe Berisha.
Berisha për dhjetë vjet ka ligjeruar në Kolegjin AAB teksa ishte edhe prodekane e Fakultetit të Komunikimit Masiv, njofton Klankosova.tv.
Nëpërmjet një njoftimi Kolegji AAB bën të ditur se për dhjetë vjet Berisha i shërbeu zhvillimit të tyre.
“Kolegji AAB është tronditur sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të prodekanes së Fakultetit të Komunikimit Masiv, profesoreshës Burbuqe Berisha”.
“Për një dekadë, Burbuqe Berisha ka qenë pjesë e Kolegjit AAB, duke i kontribuar rritës dhe zhvillimit të tij me kontributin e dhënë në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në aktivitetet e shumta kulturore të zhvilluara përgjatë këtyre dhjetë vjetëve”.
Përveç ligjërimit Berisha ishte edhe drejtoreshë e Teatrit të AAB-së "Faruk Begolli" teksa thuhet se ndarja nga jeta e saj është një humbje e madhe për këtë institucion.
“Përveç punës në kuadër të FKM, Buqja ishte drejtoreshë e Teatrit AAB “Faruk Begolli” si dhe drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. Ajo dha kontribut të madh në edukimin dhe motivimin e brezave të rinj, duke qenë krah tyre në çdo kohë. Burbuqe Berisha, i dha shumë edhe artit kosovar ndërsa la pas vetes edhe shumë vepra artistike në fushën e teatrit, televizionit e kinematografisë”.
“Humbja e profesoreshës Burbuqe Berisha do të jetë një humbje e madhe për Kolegjin AAB. Ngushëllime studentëve, stafit dhe të gjithë miqve të Buqes! Pusho në paqe, Burbuqe Berisha”, thuhet në njoftim.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.