Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë që ka marrë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Në një postim në Facebook, KOK-u bën të ditur se Distria është kampione e Evropës për herë të tretë.
"Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi".
"Në finalen plotë emocione, Disi mundi italianen, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg".
"Urime Distria, trajneri Toni Kuka dhe Federata e Xhudos e Kosovs", shkruan KOK. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.