Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar lidhur me dhunën e djeshme në lojën e basketbolit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.
KOK dënon ashpër "dhunën e shfaqur, e cila më së paku i është dashur basketbollit dhe sportit në përgjithësi".
Për KOK-un, ajo që ndodhi mbrëmë në Prizren dhe javë më parë në ndeshje të futbollit, është e papranueshme dhe e patolerueshme.
Ky komitet kërkon nga organet përgjegjëse të veprojnë konform rregulloreve të tyre, derisa inkurajon Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, të marrë masat e duhura ndaj atyre që shkaktuan incidentin, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.