Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Albion Ymeri po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Botërore, që po mbahen në Chengdu të Kinës.
Në një postim në Facebook, KOK-u ka shtuar se triatlonisti Ymeri është i vetmi i kualifikuar nga Kosova.
“Ai do të garojë në disiplinën e duatlonit. Gara e tij është nesër (e enjte) me fillim në ora 02:00 me kohën tonë lokale”, ka shkruar KOK në njoftim.
Lojërat Botërore janë garë shumë sportëshe ku marrin pjesë vetëm sportistë të sporteve apo disiplinave jo olimpike.
KOK-u i uroi suksese në garën e tij Ymerit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.