Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë që nuk është faji vetëm i gjyqtarit në ndeshjen Barcelona-Atletico Madrid.
Katalunasit u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga klubi madrilen, dhe në të dyja përballjet u ndëshkuan me karton të kuq.
“Është ekzagjerim të fajësosh gjyqtarët. Në të dyja situatat, mund të jepni karton të kuq”, ka thënë Koemani..
“E kuptoj frustrimin, e kam ndier vetë si trajner ose si e ndien Joan Laporta, por nuk e ka fajin vetëm gjyqtari”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.