Lajmet e fundit

“Sulmi në këtë kanal përbën vazhdimësi të një serie sulmesh të rënda, që në tre vitet kanë pasur për objektiv cenimin e rendit juridik dhe sigurisë kombëtare. Sipas provave që kemi siguruar dhe që do të paraqiten para jush, ky sulm paraqet sulmin e katërt të natyrës së tillë, pas ngjarjeve të mëhershme që kanë cenuar institucionet dhe sigurinë e vendit. Më duhet të veçoj sulmin e zyrave të KQZ-së në Mitrovicë, në dhjetor 2022, duke vazhduar me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj 2023, vendosjen e barrikadave dhe sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023 e duke u finalizuar me sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc”, tha ai.Prokurori special tha po ashtu se një pjesë e provave lidhen edhe me trajnimet dhe përgatitjet që dyshohet se janë zhvilluar në Serbi. Ai tha se të dy vëllezërit e akuzuarit dyshohen edhe për vrajse të rënd në territorin e Istogut, duke kërkuar denim sipas kodit penal të Kosovës.
“Nga provat që do të paraqiten do të jenë edhe provat që paraqesin trajnimet dhe përgatitjet që janë zhvilluar në poligonin ushtarak të quajtur ‘Livadhet e Pasulit’, në Serbi, që tashmë po dyshohet që ka edhe varrezë masive, krejt kjo si pjesë e përgatitjeve të kundërligjshme ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai./EO