Lajmet e fundit

"80 numra, për t'i siguruar 80 numra mendoj që Vetëvendosja nuk ka. Po supozoj se Vetëvendosje i ka 62 mandate me ato që i merr të pakicave joserbe. Duhen edhe 18. AAK-ja nuk i ka 18, LDK-ja i ka 18 por ka brenda deputet që nuk subordinohen, s'paku 3 a 4 e dimë që nuk e mbështetin. LDK-VV i bëjnë 80 numra dhe mjafton të mungojë një dhe bie ky kombinim", deklaroi Koci në Klan Kosova.Ai shtoi se as në PDK nuk ka unitet të plotë.