Lajmet e fundit

“Zgjedhjet janë shndërruar në një farë sporti nacional te ne. Prandaj partitë politike do të vazhdojnë të jenë të papërgjegjshme ndaj votës së qytetarëve të Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës, unë nuk besoj që kanë votuar, edhe pse kjo duket kontradiktore që tash po e them, por nuk besoj që qytetarët e Kosovës kanë votuar që udhëheqësit politikë, të cilët i kanë votuar nëpër lista, domethënë secili udhëheqës ka dalë më i votuari, që ata të zhagisin proceset, që ata të bëjnë batuta, që ata të sillen me këtë nivel të papërgjegjshmërisë”, tha ai.Ai tha se synimi i Vetëvendosjes vazhdon të jetë arritja e një marrëveshjeje me LDK-në, megjithëse ekziston edhe një alternativë tjetër për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Unë mendoj që synimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. Mirëpo, në anën tjetër e kemi një aktor i cili do të mund ta zgjidhte problemin, që është Partia Demokratike e Kosovës. Ka katër deputetë më shumë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me PDK-në dhe pakicat joserbe, bashkë me një serb aty, natyrisht me Nenad Rashiqin, i cili nuk e di pse është serb më i mirë se ata të tjerët, janë të njëjtë. PDK-ja do të mund ta bënte zgjidhjen, por PDK-ja nuk është e preferuara e Vetëvendosjes”, deklaroi ai./Klankosova.tv