Lajmet e fundit

Unë për vete nuk shoh ndonjë zgjidhje normale në mes të këtyre partive politike. Por, a mendoj që duhet të ketë ndonjë koalicion? Po. Unë jam më shumë e mendimit që koalicioni duhet të jetë i gjerë, i një qeverie të përkohshme, njëvjeçare, dyvjeçare, në mënyrë që me kalu këto procese", deklaroi ajo.Në anën tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ka mundësinë që të jetë rival politik i Albin Kurtit.
Besoj që Prishtina e ka kartën më të madhe në dorë për me marrë kreun e LDK-së në dorë edhe me bë një kundërkandidat serioz i Kurtit", deklaroi Krasniqi.Ndërkaq analisti Labinot Balaj, tha se e sheh të pamundur një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së e PDK-së.
Sot Përparim Rama, është instrument i dy entiteteve politike brenda LDK-së, i Avdullah Hotit dhe profesoreshës Hykmete Bajrami edhe i kontigjentit të njerëzve që janë rreth saj dhe i një pjese të PDK-së, e cila thënë më së buti s'ka gatishmëri me u përfshi me Vetëvendosjen", deklaroi Balaj.https://www.youtube.com/watch?v=g_L7zKy05Zs