New York Knicks kanë regjistruar fitoren e tetë radhazi, duke qenë ekipi më në formë aktualisht në NBA.
Viktima e radhës ishte Utah Jazz, duke e mposhtur me rezultatin 118-103.
Donte DiVincenzo ishte lojtari më në formë tek fituesit me 33 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa kontribut në këtë triumf dha edhe Jalen Brunson me 29 pikë dhe 9 asistime.
Në anën tjetër, tek humbësit u dallua Collin Sexton me 22 pikë dhe 7 asistime.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.