Klubi i pingpongut Priping me lojtarët senior të premten ka udhëtuar në Londër, ku do të marrin pjesë në kampin e organizuar në akademinë e pingpongut
eBaTT.
Marrëveshja e nënshkruar në muajin maj të këtij viti ka parapa organizimin e kampeve në Londër dhe Prishtinë transmeton klankosova.tv.
Prandaj pas dy vizitave të ekspertit të këtij sporti Eli Baraty në klubin e kryeqytetit tash Priping e viziton akademinë e pingongut në Angli.
Kampi zhvillimorë do të fillojë me datë 19 nëntor deri me 25 nëntor 2022, ku do të ketë ushtrime intensive me trendet më të reja të kësaj loje.
Ky projekt është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të projektit Fondi i Mobilitetit, për zhvillimin dhe avancimin e sportit vendor.●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.