Manchester Unitedi është eliminuar nga Kupa e Ligës nga ekipi i ligës së katërt, Grimsby Town.
Grimsby po fitonte me rezultat 2:0 ndaj gjigantit anglez, por ata disi u kthyen në lojë dhe barazuan në 2:2.
Kur erdhi puna te penaltitë, u deshën 26 sosh që ta vendosin fituesin, dhe vendësit ishin më të mirë.
Pikërisht dy transferet e Djajve të Kuq, Cunha dhe Mbeumo, dështuan nga pika e bardhë, ky i dyti pasi i ra të godasë për të dytën herë.
Në nisjen e sezonit të ri, Unitedi ende nuk njeh fitore, pasi ka humbur nga Arsenali dhe ka barazuar me Fulhamin në Premier Ligë, dhe tash fiaskoja me Grimsbyn.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.