Pas ekipit të Prishtinës në konkurecën e femrave edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë arritur të kualifikohen në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Prishtina eliminoi Kastriotin e Ferizajt me rezultat 43:28, transmeton Klan Kosova.
Rezultat pas pjesës së parë ishte 20:19 për Prishtinën. Teksa diferenca u bë në pjesën e dytë.

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti.
Bardh e kaltërit, do ta presin fituesin e nga cifti tjetër gjysme final, Trepca – Besa Famgas.
''Final 4'' i Kupës së Kosovës në hendboll në të dyja konkurrencat është duke u zhvilluar në qytetin e Istogut.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.