Borea që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.
Djelmoshat e Pejës ishin në vendin e dytë në Ligën e Dytë, por pas dy fitoreve ndaj Megasport, iu mundësua pejanëve kalimi në një ligë më lartë, njofton Klan Kosova.
Në Ligën e Parë gjithashtu do të luajë edhe skuadra Dardanët, pasi këta e përfunduan sezonin në vend të parë në Ligën e Dytë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.