Rruga në Dragodan është liruar për qarkullim pas ndërhyrjes së policisë, e cila më herët kishte vendosur shirita sigurie.
Sipas Policisë së Kosovës, masat ishin marrë për shkak të një rasti kanosjeje që kishte ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane, ku një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka deklaruar Pllana për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/policia-bllokoi-rrugen-ne-dragodan-arrestohet-nje-person-per-kanosje/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.