Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka kaluar me të qeshura komentet e homologut të tij, Pep Guardiola, që kishte thënë se të gjithë janë që Liverpooli ta fitojë Premier Ligën.
“Jetoj në Liverpool, andaj, po, këtu shumica e njerëzve duan që ne ta fitojmë ligën – është e vërtetë – por edhe këtu është me shumë gjasë vetëm 50 përqindëshi”, ka thënë Klopp.
“Si menaxher, dhe e kam pasur këtë përvojë së fundmi, pas një loje, jemi qartazi pasivisht të ndikuar nga loja, nga situata”.
“Thashë pas ndeshjes se ata luajnë si luajnë dhe ende janë të pestët. Dukej gjëja e duhur për ta thënë në atë moment, por e kisha gabim. Ishte ndjenja ime në atë moment. Nuk ka se si ta respektoj më shumë Antonio Conten dhe atë që ai po e bën dhe si i organizon ekipet”.
“Nuk e di saktësisht se në cilën situatë ishte Pepi, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, që qartazi është mjaftueshëm e zorshme që ta përballosh, por pastaj sigurisht Liverpooli shkoi në finale dhe më pas dëgjon gjëra ‘Ata kanë luajtur kundër Villarealit, ne kemi luajtur kundër Realit, dhe i thua ato që i thua”.
“Dhe mbi të gjitha, ai kishte të drejtë. Unë kisha të drejtë për Tottenhamin dhe ai kishte të drejtë që e kemi fituar Premier Ligën vetëm një herë. Nuk kam ide nëse krejt kombi po na përkrah, atë punë nuk e di”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.