Dy rivalët e vjetër dhe të përbetuar në basketbollin kosovar, sonte luftojnë për trofeun e Superkupës.
Përball njëra tjetrës në Prizren, kampionja aktuale, Trepça sfidohet nga skuadra më e trofeshme në vend, Prishtina, raporton Klankosova.tv.
Ky duel që nis nga ora 20:00, transmetohet direkt në platformën gjigante, ART MOTION.
Mitrovicasit po synojnë ta mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, kurse ekipi nga kryeqyteti dëshiron që sirtarëve me plot trofe, t'ia shtojë edhe Superkupën e këtij edicioni.
Ndonëse në përballjet mes vete, Prishtina udhëheq bindshëm me fitore, në ndeshjet e fundit ka një dominim të dukshëm të Trepçës.
Plot 10-0 është seria momentale e "Torcidës" ndaj "Plisave, njofton Klankosova.tv.
Kjo klasike e basketbollit kosovar, zhvillohet në palestrën "Sezair Surroi" në Prizren.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.