Klan Kosova gjatë verës sjellë freski edhe me një projekt të ri, që si format, do të realizohet për herë të parë në Kosovë.
Fjala është për serialin "Ai, ajo", me regji të Blerta Zeqirit, ku luajnë aktorët, Arta Selimi dhe Besfort Daka, ndërsa producent është Alaudin Hamiti.
Seriali që në kanalin e Klan Kosovës do të jetë i pari i llojit të vet, do të fillojë transmetim në ditët e nxehta të gushtit, i ngjanë një parodie që për subjekt ka një çift që janë në një lidhje dashurie.
Përveç kësaj, Klan Kosova gjatë verës do t'ju shoqërojë edhe me projekte të tjera të reja e interesante.
Gjatë tri ditëve të para të javës, të hënën, të martën edhe të mërkurën, duke filluar nga ora 21:50, mund të ndiqni emiaionin e ri "MusicClub", projekt ky nga Klan kosova, ku personazhe të famshme të skenës kosovare, do të përzgjedhin nga 10-të këngë që e përshkruajnë më së miri gjendjen e tyre shpirtërore ndër vite.
Qëndroni me ne edhe këtë verë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.