Ekspertët kanë zbuluar se konsumimi i një gote qumësht çdo ditë mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me gati një të pestën, sipas një studimi të kryer me më shumë se 500,000 gra.
Sipas studimit, një sasi shtesë prej 300 mg kalcium në ditë – që gjendet në një gotë të madhe qumësht – lidhet me një ulje prej 17% të rrezikut për të zhvilluar këtë lloj kanceri, transmeton klankosova.tv.
Shkencëtarët analizuan të dhënat ushqimore të mbi 542,000 grave, duke hetuar lidhjen mes 97 produkteve ushqimore dhe lëndëve ushqyese me rrezikun për kancerin e zorrës së trashë, i njohur gjithashtu si kanceri i kolonit.
Rezultatet treguan se ushqimet dhe pijet të pasura me kalcium, si qumështi dhe kosi, ishin të lidhura me një rrezik më të ulët për diagnozë gjatë një periudhe 16-vjeçare.
Sipas mail online, kalciumi tregoi efekte të ngjashme si nga burimet e bulmetit ashtu edhe nga ato jo-bulmetore, duke sugjeruar se ai ishte faktori kryesor që ulte rrezikun. Megjithatë, konsumi i djathit dhe akullores nuk pati ndikim të ngjashëm, sipas ekipit të studiuesve.
Ndërkohë, konsumi i qumështit është përgjysmuar në SHBA krahasuar me 50 vjet më parë dhe shitjet janë në rënie edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen versioneve pa bulmet si qumështi i tërshërës apo bajames.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.