Një përfaqësues i Lamar Odom ka folur pasi ish-basketbollisti u rrëzua në një klub nate gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.
38-vjeçari ishte në Bootsy Bellows në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ai u pa në një video të publikuar nga TMZ që u ndihmua të ngrihej në këmbë nga sigurimi i tij.
“Lamar është duke u bërë mirë”, tha përfaqësuesi i tij për People. “Ai u dehidratua dhe kishte një stërvitje intensive gjatë ditës. Ishte gjithashtu shumë nxehtë në klub”.
Lamar u gjet pa ndjenja në një bordello në Nevada në tetor të vitit 2015 dhe kaloi katër ditë në koma.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.