Qeveria e Italisë, ka dizajnuar një program që do t’iu shërbejë të rinjve në aspektin kulturor.
Qytetarët italianë, për ditëlindjen e tyre të 18-të, do të marrin nga 500 euro nga qeveria, për t’i përdorur në blerjen e biletave për kinema e teatro, e po ashtu edhe për libra.
E tërë kjo, vetëm për t’iu pasuruar diapazonin kulturor të rinjve italianë.
Kjo iniciativë, do të fillojë që nga 15 shtatori dhe bonusi për 18 vjeçarët, mund të shpenzohet në libra, koncerte, kinema, vizita nëpër muze dhe nëpër parqe nacionale.
Rreth 575,000 tinegjerë do të përfitojnë nga kjo skemë, që do t’i kushtojë qeverisë italiane 290 milionë euro, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
“Iniciativa u jep një mesazh të qartë të rinjve, duke ua kujtuar se ata i takojnë këtij komuniteti që kur e arrijnë moshën e caktuar”, ka thënë nënsekretari i parlamentit italian, Tommaso Nannicini.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.