Basketbollistët e Kosovës të hënën mbrëma kanë ateruar në Danimarkë.
Dardanët do të kenë një stërvitje në mëngjes dhe një në mbrëmje, para sfidës shumë të rëndësishme që zhvillohet nesër.
Përzgjedhësi Rami Hadar ka zgjedhur 12-shën kundër Danimarkës, por edhe sfidën e ardhshme ndaj Zvicrës.
Është rikthyer Erjon Kastrati, i cili ishte i lënduar për ndeshjen e kaluar ndaj helvetikëve.
Danimarka-Kosova do të zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00, kurse Zvicra-Kosova do të përballen më 29 korrik.
Sfida e fundit në grupe për Dardanët është kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
12-shja e Kosovës:
1.Dominic Artis
2.Valon Bunjaku
3.Dardan Kapiti
4.Erjon Kastrati
5.Musab Mala
6.Gëzim Morina
7.Arian Qallaku
8.Dardan Berisha
9.Drilon Hajrizi
10.Meriton Ismaili
11.Muhamedali Janjeva
12.Lis Shoshi
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.